Filmi ‘Tradhti me letra’ me skenar dhe regji nga Valmir Tertini po korr suksese duke u nominuar në festivale të ndryshme të filmit.
Ishte festivali Tiburon në USA që i ka dërguar e-mail Valmirit për ta konfirmuar që ‘Tradhti me letra’ është zgjedhur për Annual Tiburon International Film Festival (edicioni i 16-të). Ky festival do mbahet nga 14 deri 21 prill të këtij viti.
Në një prononcim për arbresh.info regjisori dhe skenaristi Valmir Tertini tha se ky festival është i 26-ti për filmin ‘Tradhti me letra’.
‘ Ky festival është i kategorisë A, është viti i 16-të që mbahet festivali dhe nëse fitojmë shkojmë direkt në ‘Golden Reel Award’, u shpreh Valmiri.
Vlen të përmendet se aktorja Lena Kryeziu e luan rolin e gruas që ndjehet e tradhtuar.
Merita (Lena) ka pranuar që Azemi, burri i saj të martohet me një grua gjermane sa për ti bërë letrat.
Merita dhe Azemi kanë një vajzë.
Pas katër viteve, Ana gruaja e Azemit insiston të vijë në Kosovë për të parë se ku ka jetuar burri i saj.
Azemi, Meriten e prezanton si motrën e tij kurse gocën si mbesë të tij.
Atë natë, të gjithë flenë, ndërsa Merita nis të qaj te pragu i derës, përballë dhomës së Azemit dhe Annës.
Merita aty ndjenë tradhtinë e hapur.
Përndryshe, ky film deri më tani ka fituar 9 çmime./Arbresh.info
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...