Në ditën e tretë të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, sot në Prekaz ndezën e flakadanët, për të vazhduar pastaj në Skenderaj me programin kulturo-artistik “Nata e Zjarreve”.
Me aktivitetet e sotme, të cilat fillojnë nga ora 17:45 në Prekaz dhe në ora 18:00 në Skenderaj, përfundon manifestimi “Epopeja e UÇK-së”.
“Epopeja e UÇK-së” shënohet më 5, 6 dhe 7 mars, për nderë të luftës titanike të familjes Jashari dhe për të nderuar të gjithë ata që luftuan dhe ranë në familjen Jashari gjatë tre ditë luftimi kundër armikut.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...