I ngarkuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Programi Migrimi për Zhvillim (PME) i GIZ-it ka bërë një studim për “Rrjetet e migrimit ndërmjet Gjermanisë dhe vendeve të origjinës Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës”.
Ky studim është bërë edhe me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës.
Ky studim analizon rrjetet e migrimit të kuptuara si rrjete sociale të migrantëve ndërmjet Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe aktivitetet e tyre të ndërlidhura me vendet e origjinës.
Qëllimi i këtij studimi është t’i analizojë migrantët tashmë të vendosur dhe migrantët e rinj nga të dyja vendet, të organizuar në shoqata gjermano-shqipfolëse, t’i njohë ata më mirë, t’i kuptojë nevojat e tyre dhe t’i hulumtojë mundësitë për integrimin e tyre të mëtutjeshëm në bashkëpunimin e orientuar në zhvillim të Programit Migrimi për Zhvillim (PME).
Për t’i transmetuar rezultatet e studimit lidhur me potencialin e diasporës shqiptare nga Gjermania, sot behët prezantimi publik i këtij studimi.
Prezantimin do ta hapin ministri i Diasporës, Valon Murati, dhe James Macbeth Forbes, drejtor i zyrës së GIZ-it në Kosovë, ndërsa në paneldiskutim do të marrin pjesë moderator – Alexander Seidl, Karolina Novinscak – Kölker, autore e studimit, Kushtrim Sheremeti, shef i Kabinetit të Ministrit të Diasporës, Xhelal Dërguti – GIZ /PME dhe Liza Gashi – OJQ Germinë.
Shqiptari arrestohet në Austri, kapet me 12 kilogramë kokain...
Reuters e interviston Përparim Ramën: Prishtina po cilësohet...
“Loja e portokallit”, ja kush ishin banorët që e fituan!
Produktet natyrale kundër lodhjes mendore dhe fizike
Moment historik për Threads – platforma numëron 300 milionë ...
Ukraina zbulon 12 agjentë që spiunonin për Rusinë