Turritopsis Nutricola është një kandil deti që jeton në det dhe ka aftësinë unike mes të gjitha organizmave dhe kafshëve që të jetë i pavdekshëm. Të kuptosh mekanizmat e tij, mund të ndihmojë në zbulimin e përjetësisë.
Prej disa vitesh shkencëtarët ishin në dijeni të një gjallese të veçantë që jetonte në det. Është një kandil deti, shumë herë më vogël nga ai që jemi mësuar të shohim. Fakti që ai është i pavdekshëm, përbën një mister shumë interesant dhe ekspertët po përpiqen që të hedhin dritë rreth pavdekshmërisë së kandilit.
Jetëgjatësia e këtij kandili, i përket species Turritopsis nutricola, që në fakt është vërtetë interesante. Në pjesën e jashtme të trupit, kandili ka disa qeliza që kanë aftësinë që të riprodhohen dhe t’i japë trupit një aftësi të re, në situata të nevojshme. Këto qeliza mbeten të mbuluara gjatë gjithë jetës, për të cilat kandili i detit bën jetën e tij normale dhe kur ai bëhet e vjetër, ose është përballë një situatë stresuese, ngordh, me përjashtim të këtyre qelizave.
Trupi i kandilit mbetet si një masë xhelatinoze që shërben për mbrojtje, ndërkohë që qelizat e mbuluara zhvillohen sërish. Në këtë mënyrë kandili nis sërish që të rritet dhe kthehet në gjendjen e një të rrituri, duke ruajtur ende qeliza të tilla në trupin e tij. Në këtë mënyrë arrin sërish që të rigjenerohet. Praktikisht nga këndvështrimi biologjik, ky kandil është i pavdekshëm. Në fakt kjo nuk është pavdekësi, siç ne e kuptojmë. Është njësoj sikur ne të konservojmë në laborator disa qeliza identike, si ato kur jemi thjesht një embrion. Në momentin që vdesim, këto qeliza mund të rriten sërish dhe t’i japë jetë asaj që mund të jetë vëllai ynë. Gjenetikisht embrioni i rritur është i njëjtë me atë që ka vdekur.
Natyrisht, pavdekësia e këtij organizmi mbulon vetëm zgjatjen e jetës, në kuptimin që do të ishte e mundur për një njeri që të kishte aftësinë e njëjtë me të kandilit, për të qenë i pavdekshëm. Kjo mund të bëhet, por vetëm për t’i rezistuar plakjes. Aftësia e tij në fakt nuk e shpëton nga shkaqet e tjera të vdekjes, për shembull në rastin kur përfundon në aparatin e tretjes së grabitqarit. Me pak fjalë, nëse ne do të arrinim të zbërthenim pavdekësinë e kandilit të detit, sërish nuk do arrinim ta siguronim atë përgjithmonë. Mund të bënim një jetë normale dhe pa plakje, por nuk do mund që t’i shpëtonim një të shtëne pistolete.
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...