Një burrë pasi ka puthur gruan e tij për t’i thënë lamtumirë, është varrosur i gjallë në një arkivol në një rrugë të Belfastit në Irlandë.
Shokët e familjarë të afërm me të kanë mbyllur kapakun e arkivolit dhe kanë hedhur dhe mbi të, pasi John Edwards ka zgjedhur të varroset i gjallë.
Pensioneri do të kalojë 3 ditë brenda arkivolit në një vrimë të gërmuar jashtë një kishe në Belfast.
Por ai të paktën do të ketë lidhje të internetit.
John shpreson që të ndihmojë në rritjen e vetëdijes për të varurit nga droga dhe depresioni, transmeton koha.net.
Ai ka qenë edhe vetë i varur, dhe ka krijuar një organizatë bamirësie Walking Free, e cila i ndihmon njerëzit që janë pranë vetëvrasjes dhe ata me varësi.
Ai do të jetë live nga arkivoli për të dhënë këshilla për të varurit dhe ata me depresion.
“Edhe unë dikur isha i varur por jam i pastër e esëll qe 25 vite”, ka thënë John.
“Unë kam bërë një arkivol të madh, dhe do të qëndroj i varrosur në East Belfast dhe do të jem live që aty për 3 ditë rresht”, ka shtuar ai.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin