Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestën e mbrëmshme në kryeqytetin Bukuresht në Rumani, kundër qeverisë dhe në mbështetje të autoriteteve në luftën kundër korrupsionit në këtë vend.
Mbrëmë demonstruesit janë tubuar në Sheshin e Fitores, afër ndërtesave qeveritare, duke i valvitur flamujt rumunë dhe amerikanë.
Ata kanë brohoritur “ne dëshirojmë drejtësi, e jo korrupsion”.
Mediat lokale kanë vlerësuar se në protestë kanë marrë pjesë 10 mijë vetë.
Ata, po ashtu, kanë shprehur mbështetje për Drejtoratin kombëtar anti-korrupsion, i cili ishte kritikuar nga Gjykata Supreme, pasi kishte filluar hetime ndaj Ministrisë së drejtësisë.
Prej fundit të muajit janar të këtij viti, në Rumani janë mbajtur rregullisht protesta kundër korrupsionti.
Protesta më masive ishte ajo e së shtunës , në të cilën vlerësohet se merrnin pjesë 330 mijë njerëz në gjithë Rumaninë.
Kjo ishte protesta më masive në këtë vend prej vitit 1989, kur u përmbys diktatori komunist, Nicolae Ceausecu.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...