Google ADS

Koreja Veriore: Lëshimi i raketave balistike ka për qëllim të godasë SHBA-të

00:30 | 7 Mars 2017
Trina Galanxhi

Lëshimi i raksetës balistike gjatë ditës së djeshme ka qënë një trajnim për të sulmuar bazat e SHBA-ve në Japoni, bën të ditur agjensia e lajmeve në Korenë Veriore.

Sipas agjensisë zyrtare të lajmeve KCNA, stërvistja është mbikqyr nga vetë lideri i suprem i vendin, Kim Jong-un, transmeton portali arbresh.info.

“Katër raketa balistike janë lëshuar në të njejtën kohë dhe ato kanë për synim goditjen e bazave të SHBA-ve në Japoni”, thekson kjo agjensi, duke iu referuar Kim.

Uashingtoni dhe Tokio kanë kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar mbi situatën e krijuar. Takimi pritet të mbahet të mërkurën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme