Këngëtari Louis Tomlinson dhe e dashura e tij u përfshinë në një konflikt në aeroportin e Los Angeles. Tomlison u arrestua pasi sulmoi një fotograf dhe rrëzoi në tokë një fanse femër, pasi u grind me të dashurën e tij.
25 vjeçari u acarua pasi fotografi po bënte foto të tij me të dashurën Eleanor Calder, shkruan “DailyMail”. Por teksa Louis po merrej me fotografin, e dashura e tij, Eleanor u përfshi në një grindje me një fanse, e cila ishte duke filmuar me celularin e saj.
Louis u arrestua më pas, por u lirua, megjithëse do t’i duhet të paraqitet në gjykatën e Los Angeles më 29 mars. Në dokumente thuhet se duhej të paguante 20 mijë dollarë për lirimin e tij, por ai nuk pagoi asgjë.
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues