Horror në Tiranë, e moshuara gjendet e pajetë në banesë e lidhur këmbë e duar

23:11 | 6 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete këtë mbrëmje ne banesën e saj ne Berzhitë.
Ajo është gjetur e lidhur këmbë e duar, dhe dyshimet paraprake janë se ajo mund te ketë rëne pre e grabitësve. E moshuarajetonte e vetme.

Njoftimi i Policise:

Në numrin e Emergjencave 112 të sallës operative Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja F. H ,74 vjeçe.
Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje.

Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore.

Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve).
Kufoma do të dërgohet pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme