Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini paralajmëroi sot se “Ballkani lehtë mund të bëhet një fushë shahu për luftë nga fuqitë e mëdha”.
Mogherini duke vlerësuar vizitën e zhvilluar javën e kaluar në Ballkanin Perëndimor, tha se nga vizita është kthyer e shqetësuar, por edhe me shpresë, “sepse ata ishin të sigurt në dëshirën e tyre për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Mogherini, në një konferencë shtypi të mbajtur në Bruksel pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, tha se ministrat i ka informuar për takimet dhe bisedimet e zhvilluara gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor dhe se ata pa mëdyshje kanë të mbështetur mesazhin që ajo përcolli në rajonin e Ballkanit.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person