Afati i fundit për shpalljen e zgjedhjeve vendore për t’u mbajtur në pjesën e parë të majit, skadon për disa orë. Kuvendit duhet të mblidhet për ta vazhduar seancën konstitutive e kohës së para Vitit të Ri dhe të vendosë se si më tutje. Nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor thonë se te ata nuk ka mbërritur asnjë akt i nënshkruar nga kryetari i kuvendit dhe prandaj ky institucion nuk mund të ndërmerr asgjë, gjegjësisht të përpilojë afat në lidhje me aktivitetet zgjedhore.
Një nga opsionet, siç shprehet ish anëtari i KSZH-së Alksandër Novakovksi është që Kuvendi të mblidhet dhe të miratojë ndryshime në Kodin zgjedhor për shtyrjen e zgjedhjeve. Me këtë rast, me akt të veçantë duhet që kryetarëve dhe këshilltarët komunalë t’iu vazhdohet mandati.
“Do të duhet të gjendet mënyrë që zgjedhjet të shtyhen. Por nisur nga që po e dëgjojmë në publik se nuk ka disponim për shtyrje të tyre, atëherë ekziston një modus që Kuvendi të mblidhet për këtë qëllim, të formohen trupa punues dhe zgjedhjet të shpallen pas datës që do të ishte caktuar nga partitë”, tha Novakovski.
Nga LSDM insistojnë se fillimisht duhet që Kryetari i shtetit Ivanov t’ua dorëzojë mandatin, të formohet qeveria e më pas të shpallen zgjedhjet. OBRM-PDUKM tanimë disa ditë përsërit se angazhohet për zgjedhje të reja parlamentare së bashkë me ato lokalet. Nga BDI konsiderojnë se zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e paraparë. BESA dhe Aleanca për Shqiptarët gjithashtu përparësi i japin formimit të qeverisë e cila do t’i organizonte zgjedhjet. Ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar sot në Tetovë u bëri thirrje politikanëve që të përgjigjen se a do të shpallen në vend zgjedhjet lokale.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...