Në ditët e Epopesë së UÇK-së, i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka goditur ata të cilët po kërkojnë falje ndaj Serbisë, kur në realitet është Serbia ajo që duhet ta bëjë një gjë të tillë për krimet e kryera në Kosovë, shkruan portali arbresh.info.
Ahmeti thotë se sot në kohën e Epopesë së lavdishme të UÇK-së, lajmi kryesor është mungesa e protezave për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në ditët e Epopesë së UÇKsë, lajmi kryesor në mbrëmje ishte mungesa e protezave për luftëtarët e UÇKsë. Përderisa pasuria e disave është shumëfishuar, shumica kanë mbet në kushte të vështira”, shkruan kryetari i Prishtinës.
I pari i kryeqytetit përfundon postimin e tij duke thënë se disa kanë humbur gjithë familjen, disa sot po kërkojnë falje nga Serbia.
“Përderisa disa kanë sakrifikuar krejt familjet disa sot po kërkojnë falje nga Serbia. Koha për ndryshime nga kjo rrugë e gabuar”, (sic)./Arbresh.info
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...