Urdhëresa e re e presidentit amerikan Donald Trump, me të cilën i ndalohet hyrja në SHBA shtetasve nga gjashtë vende myslimane është tekst me “rëndësi jetike” për sigurinë e vendit, ka thënë sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
“Urdhri ekzekutiv të cilin presidenti e nënshkroi sot, i cili mbron kombin nga hyrja e terroristëve të huaj në SHBA, është masë e rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare. Presidenti ka për detyrë zyrtare që të mbrojë popullin amerikan”, ka porositur sekretari i Shtetit në një deklaratë të shkurtër për media.
Donald Trump vazhdon ofensivën e sigurisë ndaj imigrimit përmes nënshkrimit të urdhëresës së re, e cila i ndalon hyrjen në SHBA qytetarëve nga gjashtë shtete myslimane nga shtatë sa ishin përfshirë në urdhëresën e parë.
Iraku nuk është më në mesin e vendeve që do të përfshihen në ndalesën e re dhe Qeveria irakiane ka shprehur kënaqësi për shkak të kësaj.
SHBA ka karakterizuar Irakun si aleat të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.
Tillerson ka falënderuar kryeministrin irakian Haidar al Abadi dhe qeverinë irakiane për “zbatimin e masave të sigurisë”, të cilat duhet “të parandalojnë ata që kanë të dhëna terroriste dhe kriminale që të hyjnë në SHBA”.
Ai, po ashtu, ka vlerësuar se “kërcënimet ndaj sigurisë sonë ndryshojnë vazhdimisht dhe arsyeja e shëndosh shprehet që pandërprerë të rishikojmë procedurat për mbrojtjen e vendit tonë”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...