Aeroplani aterron dhunshëm, arsyeja është e çuditshme

20:44 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Aeroplani SG 192 që po udhëtonte nga Bengaluri drejt New Delhit në Indi është detyruar të aterrojë dhunshëm për shkak të erës së keqe, e cila vinte nga wc-ja.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i kompanisë ajrore “SpiceJet”.

Aeroplani, i cili po barte 188 udhëtarë, aterroi një orë pas nisjes në qytetin e Indisë Hyderabad, pasi udhëtarët së bashku me ekuipazhin nuk mundën të durojnë erën e keqe.

Kabina së bashku me pjesën tjetër të aeroplanit, përfshirë edhe wc, janë ajrosur pas aterrimit dhe udhëtarët u vonuan një orë për të arritur në destinacionin e tyre, shkruan Metro.co.uk, sipas së cilës ka mbetur enigmatike arsyeja e erës së keqe ose personi që mund ta ketë shkaktuar këtë erë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme