Kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen, ka thënë se pretendimet që Rusia përbën një kërcënim për Europën janë ‘një trillium i madh’.
Në një intervistë për CBSm Len tha se ‘Krimea po përdoret si argument kundër Moskës’, transmeton portali arbresh.info.
Në lidhje me situatën në Francë, ajo ka shtuar se Franca nuk i përket grave që veshin burkini.
“Franca nuk është për gratë që dalin me burka në plazh, por është për gratë që janë si Brigitte Bardot. Unë kundërshtoj mbajtjen e shamisë në vendet publike”, ka theksuar ajo.
E pyetur nëse do të pajtohej me moton e njejtë sikur që përdori Donald Trump, ‘Të bëjmë Francën e madhe’, ajo ka theksuar se ‘po’.
“Natyrisht që pajtohem me këtë. Unë këtë e kam thënë vite më parë. Ne jemi komb i madh që i kemi dhënë shumë botës, por që për t’i ofruar prap botës, Franca duhet të mbesë Francë”, ka shtuar ajo.
Gjatë intervistet asaj i është thënë se sondazhet e fundit thonë që ajo do të humb garën, mirpo përgjigjja e Le Pen ishte e shpejtë.
“Edhe për Brexit u tha që nuk do të ndodhte, edhe për Donald Trump u tha që nuk do të fitonte. Tani, sondazhet janë duke thënë pak e më pak”, ka theksuar ajo.
Zgjedhjet presidenciale në Francë pritet të mbahen me 23 prill./Arbresh.info
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad