Studentët shqiptarë në Teksas kanë shënuar për herë të gjashtë 7 Marsin – Ditën e Mësuesin.
Organizata Studentore Shqiptaro-Amerikane e Hjustonit, Teksas – Albanian American Student Organization (AASO) of Houston, Texas USA, u ndau mirënjohje dy mësuesve që prej kohësh jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara.
Të rinjtë shqiptarë shpërblyen gjatë një ceremonie prof. Edmond Shkurtin nga Tirana, për punën e tij si arsimtar Historie e Gjeografie në Shqipëri. I mërguar në Amerikë prej 20 vjetësh, Shkurti është angazhuar tani si mësues vullnetar në shkollën shqipe në Hjuston.
Por çasti më prekës ishte nderimi i arsimtarit Hasan Cenë Hamzaj, mësues i Muzike nga Deçani dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që humbi shputat e këmbëve për shkak të luftimeve. Studentët shqiptarë shpërblyen Hamzajn “për punë të palodhshme gjysmëshekullore në arsimimin e frymëzimin e brezave të rinj të kombit tonë dhe në zhvillimin e muzikës së mirëfilltë shqipe”.
Mësuesi Hamzaj nuk ia doli të marrë pjesë në ceremoni për shkak të gjendjes shëndetësore, por mirënjohja iu dorëzua në emër të tij njërit prej udhëheqësve të komunitetit shqiptar, Ramiz Tafilaj.
Ceremonia u mbajt në shkollën shqipe të Hjustonit “Udha e Shkronjave”, ku qenë të pranishëm studentë dhe bashkatdhetarë nga mbarë Teksasi.
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë