Departamenti amerikan i Shtetit, vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, e sheh si vetëvrasje, përkundër që një rezultat i tillë që doli nga ekspertiza nuk u pranua nga familja Dehari dhe VV.
Në raportin e Byrosë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës, rasti i aktivistit të VV’së thuhet pa asnjë dyshim se ai është vetëvrarë.
“Me 5 nëntor, një aktivist i partisë Vetëvendosje, Astrit Dehari, kreu vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.
Vetëvrasjes së Deharit, i është kushtuar shumë vëmendje në pjesën “Kushtet në Burgje dhe Qendrat e Paraburgimi në Kosovë”, teksa shpjegohet se ai ka qenë duke u mbajtur nën dyshimet për terrorizmin, saktësisht sulmin me granatë në objektin e Kuvendit të Kosovës të ndodhur me 5 gusht.
“Më 18 nëntor, Instituti për Mjekësi Ligjore ka lëshuar të gjeturat përfundimtare të autopsisë, e mbikëqyrur nga ekspertët e pavarur, thanë se shkaku i vdekjes ishte asifeksi mekanike. Prokurori i rastit Sylë Hoxha, tha për mediet me 6 nëntor se Dehari kishte shenja në fyt dhe duart e tij”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.
“Deri më 17 nëntori, rezultatet e plota të ekzaminimit mjekësor, duke përfshirë përcaktimin e shkakut të vdekjes, nuk janë publikuar”, thuhet në raport.
Me 22 nëntor Ministria e Drejtësisë njoftoi masa disiplinore ndaj ushtruesit së detyrës së drejtorit të burgut, dy mbikëqyrësit korrektues dhe një oficer në Qendrën e Paraburgimit. Me 23 nëntor, autoritetet pezulluar një infermier nga qendra e Paraburgimit në Prizren me lidhje me rastin.
Familja e Deharit nuk e ka pranuar raportin e autopsisë së kryer nga autoritetet kosovare të drejtësisë.
Para rreth një jave, familja Dehari ka përcaktuar një grup ekspertësh ndërkombëtar nga Zvicra për të hetuar vdekjen e Astrit Deharit.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...