Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër të ri ekzekutiv që ndalon për 90 ditë të tjera hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga vendet me shumicë myslimane.
Ndryshe nga urdhri ekzekutiv i mëparshëm, nga lista e vendeve në fjalë është hequr Iraku, që e çon në 6 numrin e shteteve do të preken nga kjo masë.
Sidoqoftë, personat me viza të vlefshme do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe po ashtu poseduesit e lejes së qëndrimit, të njohur ndryshe si Karta Jeshile.
Konkretisht, qytetarët nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni do të bëhen sërish subjekt i ndalimit 90-ditor të hyrjes në Amerikë.
Edhe pse refugjatët e pranuar nga Departamenti i Shtetit do të lejohen të hyjnë, urdhri i ri kufizon numrin e lejuar në 50 mijë njësi në vit.
Direktiva e re gjithashtu heq një ndalim paraprak që ishte vendosur ndaj të gjithë refugjatëve sirianë.
Agjencia e lajmeve “Associated Press” raporton se urdhri nuk u jep prioritet pakicave fetare, ndryshe nga ai i mëparshmi që ishte kundërshtuar nga kritikët e administratës Trump, me argumentin se tregonte hapur preferencën për refugjatët e krishterë.
Urdhri i presidentit, që përfshin edhe një ndalim 120-ditor për të gjithë refugjatët, do të hyjë në fuqi më 16 mars për të kufizuar çakordimin e udhëtimeve në rrugë ajrore.
Urdhri i mëparshëm, që u bllokua nga një gjykatë federale, shkaktoi konfuzion në aeroporte dhe gjithashtu protesta masive në qytetet kryesore të Amerikës.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...