Google ADS

Ky është versioni i Policisë për vrasjen e sotme në Pejë

19:10 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Ju informojmë se sot me datë 06.03.2017 rreth orës 16:16, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë ka pranuar informacionin se në lagjen Fidanishte në Pejë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një person kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, sipas konfirmimit të ekipit mjekësor.

Personi viktimë i vrasjes është M.Z. 1978, banues në lagjen Fidanishte.

Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë ne vendin e ngjarjes për të udhëhequr me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe veprimet tjera operativo-hetimore për të mësuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje dhe identifikuar të dyshimit.

Këto njësite për momentin ende janë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me informacione tjera plotësuese do të informoheni me kohë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme