Bohuslav Sobotka thotë se vendi i tij mund të nisë ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor në vitin 2025.
Për dallim nga shtetet e tjera evropiane, Republika Çeke varet shumë në energjinë bërthamore dhe qeveria e Sobotkas, në vitin 2015, e miratoi një plan afatgjatë për rritjen e prodhimit të fuqive bërthamore.
Si pjesë të këtij plani, qeveria dëshiron të ndërtojë të paktën një reaktor në uzinën Dukovany, dhe më vonë edhe një tjetër në Temlin. Ende nuk është vendosur për financimin e këtij projekti.
Ofertuesit e mëdhenj nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Japonia, Franca, Kina dhe Koreja e Jugut pritet që të paraqesin ofertat e tyre për kontratën bërthamore në uzinën në Dukovany, që është në vlerë prej mbi 4 miliardë dollarë, shkruan Rel.
Sobotka tha sot se marrëveshja për ndërtimin e reaktorit të ri, do të nënshkruhet në vitin 2022. Reaktori mund të jetë funksional në vitin 2035.
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...