Google ADS

I dehur ekspozon revolen në lokal

16:14 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Pak pas mesnate, Policia e Dragashit ka pranuar një informacion që bënte me dije se një qytetar e kishte ekspozuar një armë zjarri në ambientet e një lokali hotelier në fshatin Pllavë.

Në vendin e ngjarjes policia e ka takuar dhe kontrolluar të dyshuarin me ç’ rast i është gjetur një pistoletë të llojit TT M57 me tetë fishekë në karikator.

Gjatë bisedës me të dyshuarin ka lindur dyshimi se i njëjti kishte konsumuar pije alkoolike gjë që është verifikuar me alkool test dhe ka rezultuar të jetë 2.42 promilë.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit dhe më vonë të merret në pyetje për armën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme