Në ishullin gjerman të Rugen-it në detin Balltik ndodhet një nga hotelet më të mëdhenj në botë, i cili është thuajse 3 kilometër i gjatë.
Ky hotel ka plot 10 mijë dhoma dhe të gjitha janë me pamje nga deti. Megjithëse ky hotel është kaq i madh, në fakt në të nuk ka jetuar kurrë asnjë njeri.
Kjo pasi ai u ndërtua me urdhër të Hitlerit nga viti 1936-1939. Por më pas nuk u mbarua për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe hoteli kaloi në plan të dytë.
Në ato kohë hotel “Prora” po ndërtohej nga 9 mijë punëtorë, por tani ai ka ngelur kështu duke mos u shfrytëzuar asnjë ambient i tij, as dhomat, kinematë, teatrot apo pishinat, madje flitet që të gjithë punëtorët që kanë punuar këtu janë vrarë.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës