Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilin diskutoi për organizimet e përbashkëta kulturore mes Kosovës e Sllovenisë, si dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy shteteve, transmeton arbresh.info.
Zëvendësministri Hoti shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Kulturës për të promovuar vlerat kulturore të Kosovës përmes përkrahjes së organizimeve dhe nismave të ndryshme, që është edhe një prej politikave të ministrisë.
Ndërkaq, ambasadori slloven Majhen, e informoi zëvendësministrin Hotin për organizimin e një fushate kulturore e cila do të zhvillohet në fillim të muajit maj në shtetet e Evropës Juglindore ku përfshihet edhe Republika e Kosovës, si një rast për të transmetuar vlerat kulturore të rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Majhen, tha se në kuadër të kësaj fushate në Prishtinë do të mbahet një koncert, në të cilin artistë nga Sllovenia e Kosova do të performojnë bashkërisht./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?