Ish-kryeministri Alain Juppé njoftoi zyrtarisht sot se nuk do të ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale franceze të prill-majit, duke i dhënë fund zërave që e shihnin si një alternative të mundshme ndaj François Fillon, i përfshirë në një aferë për punësime të dyshuara fiktive.
“E konfirmoj një herë e përgjithmonë, nuk do të jem kandidat për kryesinë e Republikës”, deklaroi për median Alain Juppé, 71 vjeçar, kundërshtari fatkeq i François Fillon në parapraket e së djathtës në muajin nëntor.
“Për mua, është tepër vonë”, shtoi ai, duke sqaruar me një hije të rëndë se nuk ishte aktualisht në pozicionin e duhur për të realizuar unifikimin e nevojshëm rreth një projekti federativ”.
Alain Juppé është treguar kryesisht i ashpër kundrejt François Fillon, duke e denoncuar për “kokëfortësi”.
“Fillimi i hetimit nga drejtësia kundër tij dhe sistemi i tij i mbrojtjes bazuar në denoncimin e një komploti të dyshuar dhe një vullneti për vrasje politike e kanë shtyrë drejt një situatë të turbullt politike”, u shpreh ai.
François Fillon, 63 vjeç ka gjasa të shpallet fajtor në hetimin për pagat e marra nga bashkëshortja e tij Penelope dhe dy fëmijët e tyre për vende pune të dyshuara fiktive si këshilltarë parlamentarë.
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...