Një video e marrë nga qendra e Manchesterit, shfaq imazhet tronditëse të njerëzve të pastrehë që janë duke u shëndërruar në ‘të vdekur që ecin’ për shkak të konsumimit të drogës të quajtur Spice.
Në video shfaqen skena shqetësuese të njerëzve që qëndrojnë të ngrirë si statuja, transmeton portali arbresh.info.
Në Manchester është duke u shënuar një numër në rritje i personave që konsumojnë këtë lloj drogë, ndërsa ambulancat kanë theksuar se kanë thirrje të shpeshta.
Sipas shifrave zyrtare besohet se 95 për qind e të pastrehëve në Manchester janë nën ndikimin e kësaj droge.
Spice është një term i përgjithshëm për një drogë sintetike, që është duke u përdorur shumë në Britani të Madhe./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...