Ministri i Financave Avdullah Hoti, dhe homologu i tij kroat Ministri Zdravko Marie kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave përmes një komunikate për media.
Ministri Hoti i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci është pritur nga Ministri i Financave të Kroacisë Zdravko Marie, me të cilin diskutuan në lidhje me thellimin e bashkëpunimit ndemjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e tatimeve, luftën e ekonomisë joformale, fushën e fiskalizimit, si dhe në fusha tjera.
Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e fiskalizimit Marie njoftoi Hotin për gatishmërinë e shtetit kroat që të ofrojë përvojën e tyre për shtetin e Kosovës në fiskalizimin e bizneseve.
Ministri Avdullah Hoti gjatë vizitës në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar edhe nga homologu i tij kroat Ministri Zdravko Marie vizitoi Administratën Tatimore të Kroacisë, ku panë për së afërmi funksionimin e kësaj Administrate, si dhe u njoftuan nga stafi i saj me sistemin fiskal të shtetit të Kroacisë.
Leverkuseni me urim unik për ditëlindjen e Xhakës: Shpresojm...
Aksion i antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë ...
Serbët e veriut fillojnë të mblidhen për protestën në Zubin ...
Barcelona do të regjistrojë Olmon dhe Szczesnyn në La Liga p...
Kapen 340 kg duhan të kontrabanduar
Nëndetësja e re bërthamore kineze fundoset gjatë ndërtimit