Kancelarja Angela Merkel i bëri sot thirrje Ankarasë për të ruajtur gjakftohtësinë në krizën e tanishme diplomatike gjermano-turke, duke reaguar ndaj deklaratave të presidentit Erdogan që e akuzoi Gjermaninë për praktika naziste.
“Në adresë të partnerit tonë turk, tregohuni kritik atje ku është e nevojshme por mos lini në harresë rëndësinë e partneritetit tonë, të marrëdhënieve tona të ngushta. Dhe ruani gjakftohtësinë”, njoftoi për median zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert.
“Ne kundërshtojmë asimilimin e politikës së Gjermanisë demokratike me atë të nacional-socializmit. Në mënyrë të përgjithshme krahasimet me nazizmin janë mjaft absurde dhe të pavend”, pohoi ai.
Një ditë më parë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi Gjermaninë se po përdor praktika naziste pas ndalimit në fund të javës së kaluar nga ana e autoriteteve lokale gjermane të tubimeve elektorale në favor të “po” në referendumin e 16 prillit në lidhje me zgjerimin e kompetencave të presidentit në Turqi.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...