Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe tek memoriali i Jasharajve në Prekaz, shkruan portali arbresh.info.
Ai i ka cilësuar datat 5, 6 dhe 7 mars si datat me të lavdishme të historisë së popullit shqiptar.
“Në historinë e gjatë të përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi, 5, 6 dhe 7 Marsi i vitit 1998 përbëjnë datat më të lavdishme të saj”, shkruan Veseli në Facebook.
Më tej i pari i Kuvendit ka thënë se 19 vite më parë bashkë me pranverën nisi edhe rruga e pa kthim drejt lirisë së Kosovës.
“19 vite më parë, bashkë me pranverën, po niste edhe rruga e pa kthim e lirisë së Kosovës”, përfundon Kadri Veseli./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin