Barcelona e vëzhgon nesër nga afër (FOTO)

11:57 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Futbollisti i Arsenalit, Hector Bellerin është objektivi kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar të verës, përcjellë Arbresh.info nga ndërkombëtare.

Drejtues të Barcelonës do të jenë prezent në ndeshjen e nesërme që zhvillohet ndaj Bayern Munichut, për ta parë nga afër futbollistin në fjalë.

Bellerin ishte kërkuar nga Barcelona edhe gjatë verës së shkuar, por vendosi të mbetet në Emirates.

Ai është zhvilluar si futbollist pikërisht te Barcelona. /Arbresh.info

hector-bellerin

Të ngjashme