Kapet kushëriri i udhëheqësit të ISIS-it

11:30 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Një familjar i liderit të Daesh-it është kapur pas një informate anonime në qarkun perëndimor të Mosulit, që së fundmi është rimarrë nga terroristët.

Policia Federale e Irakut është duke marrë pjesë në operacionin për çlirimin e Mosulit nga Daesh së bashku me ushtrinë irakiane e grupet e milicive, transmeton portali arbresh.info.

Në pamjet e ofruara nga Al Sumaria persona të uniformuar shoqërojnë një burrë më mjekër portokalli, me një oficer duke thënë që ai është “djali i xhaxhait të Baghdadit”.

Operacioni për të rimarrë kontrollin e Mosulit, një bastion kyç i ISIS*it në Irak, ka filluar në tetor të vitit 2016 dhe ka çuar në çlirimin e pjesës lindore të Mosulit në janar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme