Google ADS

Arrestohet një person për vrasjen e ambasadorit rus

09:22 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Një grua 33-vjeçare, shtetase e Rusisë, është arrestuar në Turqi në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, raporton gazeta Sabah.

E arrestuara, e quajtur Ekatarina kishte kontakt të afërt me vrasësin e ambasadorit rus, transmeton portali arbresh.info.

Më herët tre të dyshuar, përfshirë dy oficerë policie janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Andrey Karlov.

Ambasadori rus Karlov vdiq pasi u plagos për vdekje në një sulm të armatosur në një galeri arti në Ankara me datën 19 dhjetor 2016. Gjatë këtij sulmi janë plagosur edhe tre persona të tjerë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme