Zyra për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar gjatë ditës së djeshme raportin e saj të përvitshëm për të drejtat e njeriut në vendet e botës. Një pjesë e Raportit të Vendeve për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2016 i është kushtuar edhe Kosovës.
Në raportin e kësaj zyre është theksuar se dhuna e opozitës dhe mosndëshkimi i korrupsionit përbëjnë probleme të mëdha të Kosovës.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka theksuar se raporti është shumë i mirëseardhur.
Sipas Thaçit është për keqardhje që problemi i parë që përmendet në këtë raport është dhuna në Kuvendin e Kosovës dhe pengimi i debatit të lirë, mungesa e dënimit për të korruptuarit, por edhe dhuna dhe diskriminimi i individëve të komuniteteve për shkak të përkatësisë gjinore, etnike, fetare apo përcaktimin e tyre seksual.
Presidenti Thaçi ka shtuar gjithashtu se është obligim i tërë shoqërisë që të punojë dhe të eliminojë dhunën dhe diskriminimin nga jeta, duke pranuar njëri-tjetrin pa marrë parasysh bindjet politike, përkatësinë etnike, fetare apo gjinore dh orientimin seksual.
Ky është postimi i plotë:
Është shumë i mirëseardhur raporti i State Departamentit për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2016. Në mënyrë gjithëpërfshirëse, raporti trajton shoqërinë kosovare dhe vëren të arriturat, por edhe sfidat në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo sektor të shtetit dhe shoqërisë sonë.
Është për keqardhje që problemi i parë që përmendet është dhuna në Kuvendin e Kosovës dhe pengimi i debatit të lirë. Pastaj përmendet mungesa e dënimit për të korruptuarit, por edhe dhuna dhe diskriminimi i individëve dhe komuniteteve për shkak të përkatësisë së tyre gjinore, etnike e fetare apo përcaktimit të tyre seksual.
Si president jam përkushtuar për konsolidimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit, që të mbyllim çdo mundësi që dikush t’i shmanget ligjit. Kam promovuar dialogun në mes të gjitha komuniteteve dhe kam punuar në favor të të drejtave të gjitha komuniteteve. Por, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk është detyrë vetëm e institucioneve shtetërore. Është obligim i tërë shoqërisë që të punojë dhe të eliminojë dhunën dhe diskriminimin nga jeta jonë, duke pranuar njëri-tjetrin pa marrë parasysh bindjet politike, përkatësinë etnike, fetare apo gjinore dhe orientimin seksual.
Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj dhe çdokush duhet ta gëzojë të drejtën të jetojë në dinjitet dhe të kërkojë lumturinë ashtu siç e kupton, pa cenuar të tjerët, shtetin dhe shoqërinë. HTH
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...