Google ADS

E dinit që ekziston? Hudhra e zezë, “Mbretëresha ushqimit”

01:52 | 6 Mars 2017
Trina Galanxhi

Sa herë që mendojmë për hudhrën, nuk mund të mos bëjmë ndonjë fytyrë të shtrembër pasi gjëja e parë që na vjen në mend është aroma e saj. Por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që është një ndër ushqimet më të pasura dhe më të shëndetshme që mund të ekzistojë.

Krahas hudhrës së njomë në ngjyrë të bardhë e jeshile dhe hudhrës klasike të thatë, ekziston dhe një varietet i ri, hudhra e zezë.

Në mitologjinë Kineze, hudhra e zezë thuhej që ofronte përjetësinë. Ndoshta kjo është thjesht legjendë, por nuk ka asnjë dyshim që hudhra e zezë është e mirë për shëndetin, duke qenë se është e pasur me antioksidantë, dy herë më shumë se hudhra e zakonshme që ne njohim dhe duam.

Hudhra e zezë, ose e njohur ndryshe si kushërira e hudhrës së bardhë, tashmë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë dietologëve, të cilët e konsiderojnë si një ushqim të çmuar me shije delikate.

Hudhra e zezë gjenerohet nga përpunimi i hudhrës së bardhë përmes një fermentimi që zgjat gati një muaj në temperaturë dhe kushte jashtëzakonisht strikte. Ky proces zvogëlon shijen djegëse dhe aromën e fortë, duke e bërë atë më të pëlqyeshme për disa njerëz. Shija e hudhrës së zezë është e ngjashme me atë të frutave të thata, është e tymosur dhe pakëz e ëmbël. Studimet e shumta kanë provuar se vetitë e hudhrës së zezë janë dyfish më të dobishme se sa ato të hudhrës së zakonshme. Ajo përmban antioksidues të fuqishëm, përbërës me veti anti-bakteriale dhe anti-fungalë, si dhe një aminoacid të rëndësishëm si S-allylcysteina që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, mbron organizmin nga infeksionet dhe pengon oksidimin e enëve të gjakut.

Pasi të keni nxjerrë hudhrën e zezë, ju mund ta gatuani atë në shumë mënyra, shumica prej të cilave të ngjashme me rastin e hudhrës së bardhë. Hudhrën e zezë mund ta përdorni në gatime, pica, pure, oriz. Mund ta shoqëroni me djathra, mish në furrë, salçice, peshk etj.

Vlerat shëndetësore

Procesi i fermentimit nuk ia merr hudhrës vlerat fantastike të saj. Në fakt, hudhra është e pasur me antioksidantë dhe substanca të tjera që janë shumë efektive në parandalimin e kancerit dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Hudhra e zezë i ka këto vlera të shumëfishuara dhe me kalimin e kohës ajo bëhet më e ëmbël. Hudhrën e zezë mund ta ruani për deri 3 muaj duke e vendosur në një enë qelqi dhe ruajtur në frigorifer.

Kundër kolesterolit

Proçesi një-mujor i fermentimit krijon një supër hudhër. Të gjithë përbërësit dhe vlerat fillestare që gjenden tek hudhra e freskët shumëfishohen tek hudhra e zezë dhe kanë aftësi të mrekullueshme për uljen e kolesterolit.

Mbron nga infeksionet

Hudhra e bardhë përmban shumë substanca që luftojnë mikrobet, infeksionet dhe mykun. Tek hudhra e zezë, përbërësi i njohur si S-allylcysteine ndihmon në përthithjen e alicinës që ndihmon metabolizmin dhe fuqizon aftësitë mbrojtëse kundër infeksioneve.

Mbron nga sëmundjet Hudhra është e pasur me antioksidantë. Niveli i tyre tek hudhra e zezë është dyfish më i lartë. E dimë tashmë që antioksidantët mbrojnë qelizat nga sëmundjet dhe parandalojnë proçesin e plakjes. Rrjedhimisht hudhra e zezë është një ushqim ideal për të luftuar sëmundjet kronike. Radikalet e lira shkaktojnë dëme të mëdha në zemër, duke hapur rrugën për sëmundje si ajo e Alzheimerit, probleme me qarkullimin e gjakut, artitit dhe sëmundje të tjera kronike. Hudhra e zezë nuk ka të njëjtën aromë të fortë si hudhra e bardhë dhe mund të konsumohet në sasi të mëdha pa dhënë ato efektet e padëshiruara siç është aroma e gojës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme