Banorët në Zambia, Afrikë e Jugut, vrapuan të tmerruar kur panë një formë të çuditshme që ngjante me siluetën e një njeriu të paraqitej në retë sipër një qendre tregtare.
Forma e çuditshme u diktua sipër qendrës tregtare “Mukuba” në Kitwe, shkruan Mail Online.
Fotografitë e shkrepura tregojnë një kokë të madhe njeriu dhe një trup të zgjatur në qiell që mendohet se mund të arrinte deri në 100 metra i gjatë.
Forma e dendur e zezë dukej sikur nuk ishte e përbërë prej të njëjtit material si të reve.
Nga këndi në të cilin ishte fotografuar, dukej sikur forma e çuditshme po shikonte poshtë për tek qendra tregtare.
Figura qëndroi në qiell për më shumë se gjysmë ore dhe nuk ishin të pakët ata që menduan që mund të ishte ndonjë manifestim I zotit, ndërsa të tjerë u larguan të tmerruar.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...