“Qeveria e narkotrafikut dhe e bandave do largohet me çdo kusht”. Këtu e vuri theksin edhe një here, pa bere hap mbrapa nga kërkesat e opozitës lideri i saj Lulzim Basha ne një komunikim me mediat nga çadra e protestës mbrëmjen e së dielës.
Ai ka theksuar se Rama “kërkon që ta kthejë këtë vend edhe në një republikë të pastrimit të parave”.
“Ka rënë parlamenti, kanë rënë bashkitë e vendit, ka rënë media e cila ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm pikërisht se duhet ti shërbejë shtetit të krimit drogës dhe narkotrafikut dhe tani paska mbetur një institicion pa kapur që është Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe ky do jetë hapi i ardhshëm i Edi Ramës nesër në orën 10:00.
Në këtë realitet është qeveria e krimit, drogës, parave të pista dhe industrise së pastrimit të parave…Tani kërkon që ta kthejë këtë vend edhe në një republikë të pastrimit të parave, parave të pista të politikës dhe të krimit, ndaj edhe largimi i këtij institucioni është zgjidhja e vetme, shkruan albeu, transmeton arbresh.info
Qeveria e narkotrafikut dhe e bandave do largohet me çdo kusht.
Alternativa a vetme, e vetme e përsëris, është largimi i Edi Ramës. republika e vjetër do marrë fund me largimin e tutorit te krimit drogës dhe parave te pista dhe s’do i hape rrugën një republike te re për qytetaret dhe me qytetaret”, tha Basha.
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...