Google ADS

Politikani meksikan ngjitet mbi murin kufitar me SHBA-të

23:01 | 5 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një kongresmen meksikan është ngjitur mbi gardhin kufitar me SHBA-të për t’i dërguar një mesazh presidentit Donald Trump.

“Ka qenë i lehtë për tu ngjitur dhe kjo nuk do ta vështirojë rrugën e atyre që duan të dalin në SHBA”, ka thënë Braulio Guerra, transmeton portali arbresh.info.

“Muri kufitar është i panevojshëm dhe absurd”, ka shtuar ai.

Premtimi i presidentit Donald Trump për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë ka qenë një temë e nxehtë në qarqet politike të Meksikës, ku të gjithë deputetët njëzërit e kanë kundërshtuar propozimin.

Trump ka thënë se ndërtimi i murit mund të kushtojë 12 miliardë dollarë, por Reuters ka raportuar se kostoja e murit mund të kushtojë deri në 21 miliardë dollarë./Arbresh.info

https://twitter.com/BraulioPRI/status/837361110613389312?ref_src=twsrc%5Etfw

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme