Gjatë pothuajse gjithë javës që lamë pas demarkacioni vazhdoj të jetë tema kyçe. Kurse ditët në vazhdim mund të jenë edhe ndër më kritiket pasi pritet që demarkacioni me Malin e Zi të procedohet edhe në Kuvendin e Kosovës.
Madje po këtë gjë e ka potencuar edhe vetë kryeministri i vendit Isa Mustafa, përderisa opozita vazhdon të kundërshtoj këtë demarkacion.
Këta të fundit madje nuk kanë hezituar edhe paralajmërimin për protesta të shumta madje dikush nga ta duke mos anashkaluar edhe mundësinë për përdorim të gazit lotsjellës.
Ndërsa është pikërisht liberalizimi i vizave për gjithë qytetarët e Kosovës që lidhet ngushtë me këtë çështje. Madje për një kriter të tillë janë deklaruar edhe krerët e vendit dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
Në një përgjigje për Indeksonline nga Ministria për Integrime Evropiane është ritheksuar se kriteri i demarkacionit është vendosur qysh në vitin 2012 në fillim të procesit të liberalizimit të vizave, në kuadër të udhërrëfyesit.
“Kriter ky për çka ne jemi pajtuar me këtë udhërrëfyes dhe si i tillë duhet të përmbushet. Qeveria nuk dëshiron të spekuloj për afate kohore. Përgjegjësia e jonë është që të përmbushim kriteret, respektivisht të përfundojmë procesin e demarkacionit dhe të vazhdojmë luftën kundër krimit organizuar dhe korrupsionit. Qeveria dhe Kuvendi janë dukë bërë koordinimin e nevojshëm që procesi i liberalizimit të vizave, respektivisht çështje e demarkacionit të përfundoj sa më parë, në mënyrë më të mirë të mundshme që të mos vazhdojmë ta mbajmë Kosovën të bllokuar”, ka thënë Flamur Salihu nga Zyra për Komunikim në këtë Ministri.
Salihu ka shtuar gjithashtu se pas përfundimit të demarkacionit dhe konfirmimit të progresit në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Komisioni Evropian do t’i propozoj Këshillit dhe Parlamentit për miratim heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk mund të komentojnë afatet e brendshme të vendim marrjes në institucionet e BE-së.
Si pjesë e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave ishin edhe 95 kriteret që Kosova duhej plotësuar. Kurse sipas Salihut nga këto 95 kritere, Kosova ka plotësuar 94 deri më tani.
“ Udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, ka përfshirë gjithsej 95 kritere, çka do te thotë se Kosova i ka plotësuar tani më 94 kritere. Pikat më të rëndësishme të cilat vlen të përmenden janë:
Blloku 0: Rezultatet në fushën e riatdhesimit dhe riintegrimit të personave të riatdhesuar, përfshirë alokimin dhe shpenzimin adekuat të buxhetit duke investuar në riintegrim afatgjatë të personave të riatdhesuar, si trajnime në punë, subvencionim të pagës, punësim dhe përkrahje të biznes planeve.
Blloku 1: Rezultatet në fushën e sigurisë së dokumenteve, posaçërisht plotësim ndryshimi i kornizës ligjore për ndryshimin e emrit, e cila ka parapare kritere shtesë dhe ju ka bërë tërësisht të pamundur personave me të kaluar kriminale të ndryshojnë identitetin.
Blloku 2: Rezultatet në fushën e migrimit dhe azilit dëshmojnë se Kosova ka arritur që të ketë një ulje drastike të numrit të kosovarëve që kërkojnë azil në shtetet e BE-së dhe njëkohësisht ka krijuara kushte dhe kapacitete të mjaftueshme në rast të një fluksi refugjatësh nga vendet e treta në Kosovë.
Blloku 3: Në fushën e sigurisë dhe rendit publik, konkretisht rezultatet në fushën e gjyqësorit, Kosova ka bërë transferimin e një numri të gjyqtarëve në departamentet e krimeve te rënda nëpër gjykatat e Kosovës, duke mundësuar kështu punë më efikase në këto gjykata. Në këtë fushë po ashtu është me rëndësi të ceket se për një kohë relativisht të shkurtë janë ngritur 26 aktakuza për korrupsion të nivelit të lartë dhe krim të organizuar, ndërsa në fushën e prokurimit është ndryshuar Ligji për Prokurimin Publik duke që e bërë të detyrueshëm pezullimin dhe largimin e zyrtarëve të akuzuar dhe dënuar për vepër penale, si dhe është funksionalizuar platforma e prokurimit elektronik.
Blloku 4: Në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, është kompletuar korniza ligjore si dhe është arritur marrëveshja me Serbinë për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, duke i lejuar qytetarët e të dy vendeve për të udhëtuar brenda ose përmes territoreve të të dyja vendeve me kartat e identitetit. Po ashtu ndër kriteret e fundit të mbetura, lidhej me punën e Avokatit të Popullit, më saktësisht sigurimin e një objekti adekuat dhe sigurimin e pavarësisë buxhetore për këtë institucion. Të dy këto pika janë realizuar në tërësi”, ka shtuar Salihu, transmeton Indeksonline.
I pyetur nëse demarkacioni vazhdon të jetë kusht i vetëm për liberalizimin e vizave dhe çfarë Kosova ka arritur në zvogëlimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Salihu ka bërë të ditur se Kosova ka bërë progres të mirë në përmbushen e këtij kriteri duke mos e bërë të ditur se a vazhdon të jetë demarkacioni i vetmi kriter për vizat tani për tani.
“ Në kuadër të përmbushjes së kriterit të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, agjencitë për batim të ligjit, kanë themeluar ekip të veçantë të udhëhequr nga Kryeprokurori i prokurorisë speciale në mënyrë që të bashkërendojnë aktivitetet në hetimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Ky ekip përbëhet nga përfaqësues nga policia, prokuroria, dogana, ATK, Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar dhe përgjatë hetimeve vlerëson nëse një rast mund të konsiderohet si korrupsion i nivelit të lartë dhe krim i organizuar”, ka thënë Salihu.
Gjithashtu Salihu ka shtuar se deri më sot, ekipi ka shenjëzuar 34 raste dhe ka ngrit 26 kallëzime penale, nga të cilat 4 kanë marr vendimin e shkallës së fundit dhe 2 të shkalles së parë. Raste të tjera janë në stade të ndryshme të procesit gjyqësor.
“Në këtë drejtim, siç është komunikuar edhe nga Presidenti Juncker por edhe nga Ambasadorja Apostolova, Kosova ka bërë në progres të mirë në përmbushjen e këtij kriteri”, ka përfunduar Salihu.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...