Google ADS

5 shprehitë e njerëzve që janë gjithmonë të organizuar

22:26 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Njerëzit e organizuar nuk kanë lindur të tillë. Ata gradualisht kanë zhvilluar shprehi të shëndetshme të cilat u ndihmojnë atyre për të qenë sa më të organizuar. Ja 5 shprehitë që i kanë ata për të pasur kontroll mbi jetën e tyre:

1. Ata i shkruajnë gjërat. Të gjithë njohim njerëz që nuk i harrojnë asnjëherë ditëlindjet apo festat. Kjo nuk është magji dhe as memoria e tyre e shkëlqyeshme.-transmeton arbresh.info. Ata thjesht i shkruajnë gjërat e rëndësishme.

2. Ata bëjnë orare dhe i vendosin vetes kufinj. Ata i organizojnë gjërat me prioritet dhe punojnë për to. Ata i caktojnë vetes një limit kohor dhe punojnë shumë për tiu përmbajtur atij.

3. Ata nuk i shtyjnë gjërat për më vonë. Sa më shumë që prisni për tia nisur një pune aq më e vështirë do të jetë. Nëse doni që jeta juaj të ketë më pak stres, atëherë nisjani organizimin e gjërave.

4. I lënë gjërat në vendin e tyre. Kur e dinë se ku i kanë gjërat që iu duhen, i gjejmë më lehtë dhe kështu eliminojnë stresin dhe shkurtojnë kohën.

5. I mbajnë vetëm gjërat që iu nevojiten dhe nuk harxhojnë hapësirë për gjëra të cilat nuk iu duhen dhe që ndoshta nuk do ti përdorin kurrë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme