Në ditën e 13-të të protestës së opozitës në Tiranë, ka ndodhur një incident përderisa para protestuesve kishte marrë fjalën ish-kryeministri Sali Berisha.
“Doni të vini ju në pushtet duke thyer xhamat e duke shpuar gomat. Po lekët që mi morët mua. Mashtrusa. Rroftë Edi Rama!”, ka thënë gruaja e cila e revoltuar ofendonte dhe shtyente protestuesit.
Po kush është militantja e zjarrtë e Partisë Socialiste, Elkarina Hoxha?
Ajo nuk është aspak një person i panjohur për median pasi vetëm pak kohë më parë është bërë personazh në “Të dielën Shqiptare” në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.
Eklarina bashkë me motrën e saj u bënë pjesë e kësaj rubrike e cila si qëllim kishte zgjidhjen e pronësisë por që debati mes tyre agravoi deri në dhunë fizike dhe ofendime personale mes tyre.
Ashtu siç mund ta shihni në video, Elkarina është një grua shumë gjaknxehtë dhe këtë nuk e kontrollon dot as në ambiente publike raporton albeu, transmeton portali arbresh.info
Mësohet se ajo është beqare ndërsa nga pas e kanë ndjekur proceset gjyqësore.
Njëri prind i saj ka vdekur në sallën e gjyqit dhe vëllai i është paralizuar në një seancë tjetër.
Pas incidentit që ndodhi tek çadra, Bregu ëhtë munduar t’a qetësoje dhe t’a largojë nga protestuesit e zemëruar nga fjalët e saj. Ajo ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë gabim pasi ka thënë atë që ndjen dhe atë që mbështet.
Nuk bëra asgjë. Thashë vetëm atë që ndieja; Rroftë Edi Rama. Kjo është bindja ime”,- ka thënë Eklarina përpara se të shoqërohet në stacionin e policisë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?