Pasagjerët e British Airways ishin detyruar të prisnin për katër orë sepse në aeroplanin e tyre gjendej një mi.
Fluturimi i cili duhej të bëhej prej aeroportit Heathrow në Londër për në San Francisco u shtye për shkak se brenda në aeroplan gjendej një “pasagjer i pa dëshiruar”, transmeton arbresh.info.
Disa nga pasagjerët u shprehën të indinjuar me faktin se duhej të prisnin e disa të tjerë i dhanë kahje humori situatës.
“Është e qartë që miu nuk mund të hyjë në ShBA pa pasaportë”, tha pasagjerja Annina Salven.
Ndërsa kompania ajrore kishte shkruar: “E dimë se gati të gjithë dëshirojnë të fluturojnë me ne për në San Franciscko por kishim një pasagjer të vogël që u desh ta dërgonim prapa te porta”.
Kurse kur aeroplani ishte gati të nisej kompania shtoi: “Gjithkush që ka dy këmbë është gati të niset për në Kaliforni, ndërsa ne ju kërkojmë falje për vonesën”./Arbresh.info
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...