Google ADS

PD: Familja Jashari, simbol i rezistencës dhe paqes

20:25 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Partia e Drejtësisë, në nënëtmbëdhjetë vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka përkujtuar sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari, më në krye kryekomandantin legjendar Adem Jasharin.

Sipas një komunikate për media thuhet se kjo familje mbetet simbol jo vetëm i lirisë dhe i rezistencës, por edhe simbol i paqes.

:Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë. Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftinmit, Partia e Drejtësisë është e bindur se Familja Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të botërore, për përgatitjen e gatishmërisë popullore në luftën çlirimtare, ka rolin e papërsëritshëm e të pakrahasueshëm për organizimin e UÇK-së.

“Po ashtu kjo familje e papërsëritshme ka rolin e pashembullt për mobilizimin e masivizimin e popullit në luftën çlirimtare, për mbështetjen e kësaj lufte nga faktori ndërkombëtar, si dhe ka merita të pakrahasueshme për lirinë, dhe mbarësinë kombëtare, për Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik. Familjet e tilla nderojnë secilin komb, por jo të gjitha kombet kanë madhështi të tilla”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme