Google ADS

Bulliqi: Ne përulemi përjetësisht para familjes Jashari sepse vepra e tyre nuk vdes kurrë

20:16 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka përkujtuar 19 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Përmes një statusi në Facebook, ai thotë se heroizmi i tyre dhe i gjithë dëshmorëve të tjerë na sollën lirinë që ne sot e gëzojmë.

Statusi:

Sot bëhen 19 vjet nga rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari me familje, familje kjo që ka dhënë aq shumë për vendin tonë, Kosovën.

Heroizmi juaj dhe i gjithë dëshmorëve të tjerë na sollën lirinë që ne sot e gëzojmë, andaj ne përulemi përjetësisht para jush sepse vepra juaj nuk vdes kurrë.

Lavdi!

Me Respekt

Sh.B.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme