Raporti amerikan flet për veprimet e Opozitës në Kuvend, korrupsionin, lirinë e mediave

19:58 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Zyra për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar raportin e saj të përvitshëm për të drejtat e njeriut në vendet e botës.

Një pjesë e Raportit të Vendeve për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2016 i është kushtuar edhe Kosovës. Në raportin e kësaj zyre thuhet se dhuna e opozitës dhe mosndëshkimi i korrupsionit përbëjnë probleme të mëdha të Kosovës.

Ja çfarë thuhet në pjesën e raportit për Kosovën:

Sa i përket Kosovës, një prej problemeve më serioze të të drejtave të njeriut ka qenë dëmtimi shpeshherë i dhunshëm i Parlamentit nga deputetët opozitarë, të cilët kanë deklaruar haptas se qëllimi i tyre ka qenë pengimi i debatit të lirë dhe miratimi i legjislacionit.

Korrupsioni qeveritar dhe korrupsioni në sektorin privat, bashkë me mosndëshkimin e veprave të korrupsionit, ka mbetur një problem i madh i të drejtave të njeriut. Ndonëse ligji parasheh ndëshkime penale për korrupsion nga ana e zyrtarëve, Qeveria nuk ka zbatuar ligjin si duhet. Përveç kësaj, mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit ka kontribuuar dukshëm në këtë problem.

Raporti sugjeron se janë shkelur liritë e mediave. Përderisa Qeveria përgjithësisht ka respektuar liritë e mediave, raportet e besueshme kanë vlerësuar vazhdimisht se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese, dhe grupet radikale fetare, janë munduar të kërcënojnë përfaqësuesit e mediave. Mediat po ashtu janë përballur me vështirësi në sigurimin e informatave nga Qeveria dhe institucionet publike, siç parasheh ligji.

Tensionet ndëretnike dhe problemet e vërteta dhe të perceptuara të sigurisë kanë kufizuar lirinë e lëvizjes.

Po ashtu, kufizimet ndaj lirisë fetare kanë përfshirë dëmtimin e objekteve fetare dhe kufizime ndaj lirisë së të praktikuarit të besimit për pelegrinët ortodoksë serbë. Përveç kësaj, problemet e sigurisë kanë ulur numrin e serbëve të zhvendosur të Kosovës që duan të kthehen në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme