Google ADS

13 librat që sipas Ernest Hemingway çdo shkrimtar i ri duhet t’i lexojë

19:08 | 5 Mars 2017
Trina Galanxhi

Në vitin 1934, një i ri i quajtur Arnold Samuelson, që sapo kishte marrë hapat e parë të gazetarisë në Universitetin e Minesotës, lexoi tregimin e shkurtër të Ernest Hemigway ‘One way across’, histori e cila më vonë u bë pjesë e romanit ‘To have and to have not’.

Samuelson  e admiroi historinë aq shumë, sa udhëtoi nga Minesota në Florida për të takuar Ernest Heminway dhe për të marrë këshilla nga ai, transmeton portali arbresh.info.

Si kronikë në një artikull të vitit 1935 të botuar në Esquire me titullin ‘Monolog me Maeston’, Hemingway tha se një shkrimtar i ri duhet të krahasojë vetën vetëm me shkrimtarë të mëdhenjë dhe jo me ata bashkëkohorë.

Gjatë intervistës, ai i ka dhënë edhe një listë me librat që shkrimtarët e rinjë duhet t’i lexojnë.

“Madame Bovary” nga Gustave Flaubert

ern1

Ky roman tregon historinë e një nga heroinave më bindesë në letërsinë moderne. Emma Bovary, e martuar me një mjek të ngathët provincial, revoltohet nga rutina e saj dhe vendos të ndjek ëndërrat epshndjellëse që e dërgojnë në ekstazi. Megjithatë, dëshira e saj sentimentale e dërgon atë në vuajtje dhe në dëshpërim.

 

 

“Anna Karenina” nga Leo Tolstoy

ern2

Romani është konsideruar si një ndër romanet më të mira të shkruara ndonjëherë, Anna Karenina, është një roman klasik i Tolstoit mbi dashurinë dhe tradhëtinë bashkëshortore, transmeton portali arbresh.info.
Ngjarja është vendosur në elitën shoqërore të Moskës dhe të Shën Petersburgut. Një kryevepër e pasur dhe kompleske, flet për një marrëdhie dashurie mes Annas, një grua e martuar, dhe Kontit Vronsky, një oficer ushtrie. Tolstoi në mënyrë të mrekullueshmë nxjerrë në pah frymën e shoqërisë ruse të fund shekullit XIX.

“Dubliners” nga James Joyce

ern3

“Dubliners” nga James Joyse është një portret i gjallë i ‘Dubilit të pistë’ në fillim të shek. 20-të. Pesëmbëdhjetë tregimet, duke përfshirë është “Araby”, “Grace” dhe “The Dead”, gërmojnë nëpër zemrën e qytetit të lindjes së autorit dhe në mënyrë brutale portretizon botën e jashtme dhe të brendshme të qytetit.

 

 

“Of Human Bondage” nga Somerset Maugham

ern4

I botuar së pari në vitin 1915, “Of Human Bondage” shpreh në mënyrë të fuqishme të obsesionit seksual dhe të dëshirës moderne për liri. Rrëfimi bëhet kryesisht për një djalë të ndjeshëm të lindur me një këmbë të shtrembët dhe mëqe ishte jetim, ai rritet nga një hallë dhe xhaxha që janë fetarë. Philip mallëngjehet për aventurë dhe në adoleshencën e tij, ai vendos të ndjekë karrierën e tij si artist në Paris. Kur kthehet në Londër për të studiuar për mjekësi, ai takohet me Mildred që ishte hermafrodit, por tërheqës dhe kështu lind një lidhje dashurie që do të ndryshojë më pas jetën e tij.

“The Red and the Black” nga Stendal

ern5

I bukur dhe ambicioz, Julien Sorel, vendos të ngritet mbi origjinën e tij të përulur fshatare dhe të bëjë diçka me jetën e tij, duke miratuar kodin e hipokrizisë me të cilat operon shoqëria e tij. Në fund, nga marrëzia, pasioni dhe parimi, ai kryen një krim. Romani pasyqron një fotografi të vërtetë të shoqërisë franceze pas Revulocionit francez, që karakterizohej si e mbushur me korrupsion, lakmi dhe mërzi.

“War and Peace” nga Leo Tolstoy

ern6

Romani ‘War and Peace’ tregon historinë e pesë familjeve që luftojnë për mbijetesë. Ngjarja është e vendosur në Rusi, gjatë pushtimit të Napoleonit. Në mesin e shumë personazheve është edhe Princi Andrey Bolkonsky, një njeri krenar, i pashë,i cili nuk e pëlqente artificialitetin e shoqërisë së lartë, prandaj vendos që të bashkohet me ushtrinë.
I plagosur rëndë në Austerlitz, ai fillon të ndjejë boshllëkun e çdo gjëje që ai i kishte kushtuar vetën e tij. Skena e tij e vdekjes është konsideruar si një ndër pasazhet më të mëdha në letërsinë ruse.

“Buddenbrooks” nga Thomas Mann

ern7

‘Buddenbrooks’,  është botuar për herë të parë në Gjermani në vitin 1900, kur Mann ishte vetëm 25-vjec. Romani shpejt u bë një ndër klasikët e veprave moderne, ndërsa historia e tij flet për karët brezat e një familjeje të pasur borgjeze në Gjermaninë veriore. Më një përshkrim mahnitës, Mann tërheq një paralele mes familjeve borgjeze dhe klasës së mesme, duke filluar nga lindjet, kurorëzimet, shkurorëzimet, sukesi, dështimet dhe vdekja. Këto ndodhi të zakonshme, në thelb të njëjta, ndryshojnë nga brezi në brez.

“Hail and Farewell” nga George Moore

ern8

Konsiderohet si një ndër kryeveprat e Moore dhe ka pasur ndikim në masë të madhe në pikëpamjet e kaluara dhe bashkohore të rilindjes në Irlandez. Puna e tij e mrekullueshme, është vendosur dhe vazhdon të vendoset si shfaqje teatrale në Abbey Theatre dhe shquhet jo vetëm për letërsi dhe për artin e kohës, por edhe për jetës shoqërore dhe fetare të asaj periudhe.

“The Brothers Karamazov” nga Fyodor Dostojevsky

ern9

Kur pronari brutal Fyodor Karamazov vritet, jeta e bijëve të tij ndryshon në mënyrë të pakthyeshme. Mitya, djali më sensual, mënejhëre vihet nën dyshimin për vrasjen e babait. Ivan, ishte intelektuali, të cilin torturat e mendjes e dërgojnë në çmendinë. Aloysha ishte shpritërorit, i cili përpiqet të vëjë në vijë problemet familjare dhe në roman shfaqet edhe hija e gjysmë vëllaut të tyre, Smerdyakov.

“The Enormous Room” nga E.E Cummings

ern10

‘The Enormous Room’ është një roman autobiografik në të cilin poeti dhe romancieri E.E Cummings flet rreth burgimit të tij të përkohshëm në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, ku ai kishte shërbyer si shofër ambulance. Në fund të gushtit 1917 miku i tij, William Slater Brown, u arrestua nga autoritetet franceze për shkak të pikëpamjeve të tij anti-luftë. Cummings që qëndronte pranë mikut të tij u arrestua gjithashtu.

“Wuthering Heights” nga Emily Bronte

ern11

Lockwood, qiramarrësi i ri i Thrushcross Grange, i vendosur në maurët e zymta të Yokshire, është i detyruar të kërkojë strehim në një natë në Wuthering Heights, në shtëpinë e pronarit të tij. Aty ai zbulon historinë e ngjarjeve të stuhishme që ndodhën vite më parë.

“Far Away and Long Ago” nga W.H Hudson

ern12

William Henry Hudson ishte autor, natyralist, dhe ornitolog. Husdon ka lindur në  bashkinë e Quilmes, tani Florencio Varela e madhe Buenos Aires, në Buenos Aires, Argjentinë. Ai e kaloi rininë e tij duke studiuar florën dhe faunën lokale dhe përcjellë natyrën njerzore dhe dramën e tyre.

“The American” nga Henry James

ern13

Ky roman i Henry James është një kombinim i vështirë mes komedisë sociale dhe melodranës në lidhje me aventurat e Christopher Newman, një biznesmen me zemër të mirë, por tepër i ngjathët. Newman kërkonte një botë të ndryshme, më të thjeshtë në krahasim me realitetin e ashpër amerikan të shek.19.  Gjatë udhëtimit të tij të parë në Evropë ai ndeshet me shëmtinë e saj. Thelbi i romanit sillet mes mes tij dhe një vejushe të një familjes aristokrate në Paris./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme