Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka kujtuar 19-vjetorin e Betejës së Jasharajve në Prekaz.
Ahmeti ka shkruar se Prekazi është një vend pelegrinazhi për shqiptarët, meqë në këtë vend është gjendur rezistenca dhe flijimi për pavarësi.
Postimi i Ahmetit në Facebook:
Prekazi i sakrificës së familjes Jashari iu bashkangjit Prizrenit të Lidhjes, Manastirit të Kongresit të Alfabetit, Vlorës së Pavarësisë dhe Flamurit.
Sot, Prekazi është një vend pelegrinazhi për shqiptarët sepse aty gjejmë qëndresën, rezistencën, forcën, bashkimin, krenarinë, dinjitetin, flijimin dhe pavarësinë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të familjes Jashari, UÇK-së dhe kombit shqiptar.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare