Sulmohet Edi Rama me vezë, ujë dhe patate

17:30 | 5 Mars 2017
Arbresh.info
Ditën e sotme kryeministri Rama ka kaluar afër çadrës së protestuesve ku është përballur me protestuesit të cilët nuk kanë kursyer edhe ofendimet në drejtim të tij.
Pas kësaj ai i është drejtuar një lokali pranë çadrës ku ka konsumuar drekën me gruan dhe djalin e tij.

Protestuesit e kanë marrë si një provokim të Ramës këtë veprim dhe kanë rrethuar lokalin ku ai gjendej bashkë me familjen.

Mësohet se protestuesit e kanë qëlluar kryeministrin nga larg me ujë, patate e vezë. Ndërsa Rama i ka pëshëndetur ata nga larg për të vazhduar drejt kryeministrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme