FSK bëhet Ushtri javën e ardhshme me këtë Ligj

16:40 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Forca e Sigurisë së Kosovës, javën e ardhshme, do të bëhet ushtri nëpërmjet Ligjit të ri. Aty parashihet që Misioni i FSK’së të jetë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Po, ashtu, FSK nuk do të ndërrojë emrin dhe do të merret edhe me mbrojtjen e qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe interesave të Shtetit. Do të armatoset në përputhje me nevojat e FSK’së. Projektligji është hartuar nga Presidenca në bashkëpunim me Ministrinë e FSK’së.

Përkundër komplikimeve ndërkombëtare, ndryshimin e misionit të FSK’së, pritet ta përkrahin vendet kryesore të NATO’s.

Sidoqoftë, me Projektligjin e ri, nuk parashihet t’i ndërrohet emri FSK’së, por vetëm misioni. Nga një organizatë që kishte për qëllim reagimin në raste të katastrofave natyrore, do të marrë rol në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.

Sipas projektligjit, rekrutimi në FSK do të jetë vullnetar.

“FSK do të jetë e pajisur me armatim adekuat, në përputhje me nevojat e FSK’së, për kryerjen e misionit dhe detyrave të saj”, thuhet në Nenin 6 të Projektligjit të FSK’së.

Ky projektligj është hartuar nga Presidenca në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Express ka siguruar Projektligjin e ri i cili do të dalë për miratim në Parlament javën e ardhshme.

1_1488723556-7145203 2_1488723565-8690311 3_1488723576-1119934 4_1488723585-3687079 5_1488723604-6487717 6_1488723619-4644955 7_1488723633-2189292 8_1488723654-827135 9_1488723668-3738307 10_1488723685-1469245 11_1488723699-3113538 12_1488723712-9864339 13_1488723772-5025748 14_1488723744-968176 15_1488723789-9138247 16_1488723803-7306642 17_1488723816-7178430 18_1488723828-9132255 19_1488723844-9371551 20_1488723856-5464649 21_1488723931-9571326 22_1488723867-7087683 23_1488723880-3317456 24_1488723891-4123966

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme