Google ADS

Urdhri i ri i Trumpit, pritet zgjerimi i listës “antiemigracion”

16:30 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti Donald Trump planifikon të nënshkruajë një urdhër të ri ekzekutiv, që ndalon udhëtimet nga disa vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, në Departamentin e Sigurisë së Brendshme.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN, i cili thotë se nënshkrimi do të bëhet në fillim të javës, ndoshta të hënën.

Trump pritej ta nënshkruante urdhrin të mërkurën e kaluar, por e shtyu pas fjalimit të mbajtur në Kongres, që në përgjithësi mori vlerësime pozitive.

Burimet thanë për CNN se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ai i Mbrojtjes James Mattis, këshilltari për Mbrojtjen Kombëtare, McMaster, kanë kërkuar që Iraku të hiqet nga lista e vendeve të ndaluara, kjo për arsye diplomatike, mes të cilave edhe roli i këtij vendi në luftën kundër ISIS.

Sekretari për Sigurinë e Brendshme, James Kelly e ka mbështetur gjithashtu lëvizjen, por mbetet e paqartë nëse Shtëpia e Bardhë ka marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje apo jo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme