Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm.
Moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe do përcillet me vranësira të dendura dhe intervale me diell.
Vranësirat në pjesën e dytë të ditës së hënë vende-vende do të shoqërohen me riga të intensitetit të ulët fillimisht në veriperëndim të vendit , ku më pas nga e dita e marte , e mërkurë dhe pjesë e parë e së enjtes, reshjet e shiut do të shtrihen në tërë territorin e vendit, ku intensiteti i tyre do të rritet.
Temperaturat minimale do lëvizin nga 2-5 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 9 deri në 15 gradë Celsius.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit parashihet të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominues do të jetë jugperëndimi dhe verilindja, ku shpejtësia e saj mundë të arrijë deri 12m/s.
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...