Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha vijon t’i qëndrojë kauzës me të cilën edhe nisi protestën që prej 18 shkurtit për qeveri teknike që sipas tij, do të mund të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.
Basha iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë u shpreh i gatshëm të shkonte edhe në “çadrën e opozitës” për të biseduar, por jo për të negociuar për qeveri teknike, pasi sipas Ramës, shqiptarët e kanë vendosur se kush do t’i qeverisë.
:Rama dje kërkoi të vijë në këtë çadër. Ka kërkuar të vijë të Shqipëria reale, të dalë nga strofa e krimit, fasada e krimit e të vijë te Shqipëria reale. Kjo është dëshira e tij. Ka thënë se do ta bëj këtë me qëllim që opozita të mos bllokojë përparimin e integrimit të vendit, duke bllokuar vettingun”, deklaroi Basha.
Basha renditi disa nga problemet që sipas tij, po bllokojnë përparimin e vendit drejt integrimit europian, plotësimi i të cilave, tha ai, është kërkuar nga Komisioni Europian dhe që janë në dorën e qeverisë për t’u arritur.
“Kush po e bllokon hyrjen e Shqipërisë në Europë, me drogën, krimin, moszbatimin e ligjit për dekriminalizimin, me kërcënimin që droga e krimi përbëjnë për zgjedhje të lira e të ndershme. Këto janë kushtet e vendosura nga Komisioni Europian për të zhbllokuar rrugën e Shqipërisë në Europë”, u shpreh kreu i opozitës.
Më tej, ai tha se largimi i tij është kushti i opozitës për Shqipërinë europiane. “Do t’a mirëpres duke ardhur me dorëheqjen e tij, këtu në këtë çadër, për të firmosur qeverinë teknike këtu, kapitullimin pa kushte të krimit e drogës, në këtë shesh dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.
Por, vijoi Basha, nuk do të pranojmë më lojra. “Nëse kjo është një tjetër lojë, demagogji e mashtrim si qindra mashtrimet e tij ndaj shqiptarëve, i them se koha për lojra ka mbaruar dhe nuk je i mirëpritur në këtë ‘çadër’ e në këtë shesh. Sheshi do të vijë tek ty”, iu drejtua Basha-Ramës.
Basha në bashkëbisedimin që zhvilloi në çadrën e opozitës me fermerë i siguroi ata për mbështetje, subvencione si dhe për gjetjen e tregjeve për të shitur prodhimet e tyre. “Qeveria jonë do të japë 100 milionë dollarë subvencione në çdo vit. Paratë do t’i gjejmë nga xhepat e hajdutëve të lidhur me qeverinë”, premtoi Basha.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...